Vrasja në Leçe, Italia dëbon në Shqipëri ‘killerin’ vlonjat

469
Ai mbahej në burgun e Capanne-s në Perugia (Itali), që prej vitit 1993, pasi në sheshin Galatina (Leçe), qëlloi me një pushkë, duke varrë një person dhe plagosur rëndë një tjetër.

Pak muaj nga fundi i dënimit, 52-vjeçari shqiptar nga Vlora, është riatdhesuar.

G.F., dy vite më parë u dënua edhe për një arratisje nga burgu i Pisa-s, pasi morri leje për tu larguar dhe nuk respektoi afatet e kthimit.

Duke konsideruar rrezikshmërinë e tij, efektivët e kanë shoqëruar me makinë 52-vjeçarin deri në portin e Ancona-s, ku më pas shqiptari u kthye me anije në Shqipëri, raportojnë mediat italiane.
Sigal