Vrasja në Laç, arrestohen kushërinjtë Elgert dhe Dorjan Cara

523
Policia arreston dhe 2 të rinjtë e shpallur në kërkim si bashkëautorë të vrasjes së Ervis Zybës në orët e para të 25 shkurtit 2016, në Kurbin. Sot u ndaluan kushërinjtë Elgert dhe Dorjan Cara, përkatësisht 19 dhe 25-vjeç që të dy banues në fshatin Zhejë të Kurbinit, ndërkohë dje në pranga u vunë Xhevahir Lika e Drilon Leka. Arrestimi i tyre u krye rreth orës 01:00 të 27 shkurtit si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” , parashikuar nga nenet 78 25 e 278/5 të Kodit Penal. “Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen të jenë autorët e vrasjes së shtetasit Ervis Zyba, datë 25.02.2016” informoi sot policia e Lezhës. Zbardhet vrasja. Ndërkohë dje policia zbardhi dhe vrasjen e ndodhur në vendin e quajtur Fushë – Milot, në ambjentet e jashtme të lokalit “Qershia” në Laç. Pas hetimeve të kryera është bërë e ditur se objektiv i sulmit nuk ka qenë 20-vjeçari i cili mbeti i vrarë, por shoku i cili shoqërohej, Xhevahir Lika nga fshati Gjorm i Kurbinit. 
Sipas grupit hetimor, ky i fundit kishte një konflik i cili kishte nisur që para një viti kur ndodheshin në Itali me Elgert dhe Dorian Carën, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. Këta të fundit janë përplasur sërish me Likën në ambjentet e një lokali në Fushë Milot ku luhej muzike live. Fillimisht ata kanë debatuar me fjalë brenda lokalit me Likën dhe më pas debati ka degjeneruar me përdorimin e armëve të zjarrit, pasi të dyja palët ishin të armatosur. Pasi kanë qëndruar më shumë se 4 orë brenda lokalit, viktima sëbashku me shokun e tijë Xhevahir Lika kanë dalë jashtë dhe kanë hipur në automjetin e tyre tip Mercedez Benz me targa AA898MR për të larguar. Por sapo e kanë parë duke dalë nga lokali Likën, kushërinjtë Elgert dhe Dorjan Cara kanë dalë jashtë duke u përplasur sërish me të. Më pas debati ka degjeneruar me përdorimin armëve të zjarrit. Sipas policisë fillimisht ka qenë Elgert Cara i cili ka qëlluar me breshëri në ajër me armeë e zjarrit tip automatik, ndërsa shtetasi Dorjan Cara ka qëlluar me pistoletë në drejtim të mjetit ku ishin Ervis Zyba dhe Xhevahir Lika. Ky i fundit i është përgjigjigjur të shtënave me armë zjarri pistoletë. Nga shkëmbimi i zjarrit midis të rinjve ka mbetur i vdekur në vend 20-vjeçari Ervis Zyba, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marrë në kokë dhe gjoks. Xhevahir Lika, u arrestua per ” Prodhim dhe mbajtje pa leje te armëve luftarake e municionit ” Drilon Leka 27 vjeç u arrestua per “Moskallëzim krimi”
Sigal