Vrasja në Institut, zbardhen motivet e ngjarjes

532
Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e vrasjes së një personi në Institut. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ku mësohet se Arben Kanina është vrarë nga personi i identifikuar si Artan Marku, 46 vjeç. Sipas policisë autori kishte qenë duke konsumuar alkool në një lokal me viktimën dhe për arsye të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Sherri ka degjeneruar më pas në konflikt fizik dhe Artan Marku ka përdorur edhe sendet të forta duke e lënë të vrarë Abren Kaninën. 
Sigal