Vrasja në Golem, 73-vjeçari: E vrava gruan se e kishte mbushur ‘kupën’

421
Një 73-vjeçar është arrestuar nga policia me akuzën e vrasjes. Veli Dervishi, i cili ekzekutoi bashkëshorten e tij pasditen e së dielës në Golem, ka deklaruar se ajo e kishte mbushur “kupën” dhe prandaj e vrau. Çifti i martuar që prej 46 vitesh kishte pasur mosmarrëveshje të shumta që në krijimin e familjes.
Komshinj të Veliut dhe Shazivares, në rrugën Muhamet Gjollesha në Tiranë, tregojnë për mediat se ata janë ndarë dy-tre herë, por ka qenë insistimi i tre djemve që ata të pajtoheshin, duke u ribashkuar. Rreth orës 19:50 të së dielës, Veli Dervishi, që sipas policisë kishte pirë disa gota raki, ka goditur me sëpatë bashkëshorten Shazivare Dervishi, duke e lënë të vdekur në vend.
Më pas ai ka telefonuar njërin prej djemve që jetojnë në Tiranë, dhe i ka thënë se kishte vrarë nënën e tij. “Hajde shpejt në Golem. Kam vrarë nënën tënde”. 73-vjeçari është vetëdorëzuar në postën policore të Golemit.
Sigal