Vrasja në Gjirokastër, një 29 vjeçar në pranga për moskallëzim krimi

489
Një në kërkim dhe një në pranga është aktualisht bilanci i vrasjes së ndodhur dje në Gjirokastër. Burimë nga policia bëjnë më dije se autori që ka qëlluar për vdekje Dorjan Llukën dhë plagosi vëllain e tij Bilbilin është ende në kërkim. Samuel Jaçe, 29 vjeç, u arrestua pasi, sipas uniformave blu, ka qënë dëshmitar okular në vendin e ngjarjes, pranë zonës “Andon Poçi” ku ndodhi krimi, por ai është larguar dhe nuk ka njoftuar për vrasjen.
Gjatë ditës së djeshme policia vuri në pranga edhe Emiljano Vockën 23 vjeç, pasi akuzohet se ka qënë në makinë më autorin Enerik Lluka dhë dyshohet së i ka dhënë atij pistoletën. Enerik Lluka qëlloi për vdekje kushërin e tij Dorjanin dhe la të plagosur rëndë vëllain e këtij të fundit. Dorjan dhë Bilbil Lluka janë nipat e gruas së ish-kryekomunarit të Lazaratit, Dasho Aliko. Pas krimit autori u largua me makinë e cila u gjet e braktisur në një fshat pranë Gjirokastrës.
Sigal