Vrasja në Fier, u dha informacion atentatorëve të Kasës, arrestohet oficeri i SHISH

442
Arrestohet një oficer i Shërbimit Informativ të Shtetit lidhur me atentatin mafioz të 8 janarit 2016 në Fier, ku mbeti i vrarë Denis Kasa, 44 vjeç, ndërsa u plagosën dy miqtë e tij, Elton Margariti dhe Klement Kastrati të cilët udhëtonin me të në mjet.
Në pranga ka rënë Florjan Bushi. Lajmi për ndalimin e tij u komunikua nga Durrësi nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe drejtori i Krimeve të Rënda në policinë e shtetit, Ardian Çipa.
Sipas Tominaj, punonjësi i SHISH, Florjan Bushi, bashkëpunoi me autorët e vrasjes në Fier, duke u dhënë informacion.
Tominaj: Oficeri i SHISH Florian Bushi, shpërdoroi detyrën, akuzohet se bashkëpunoi me bandat kriminale. Oficeri i SHISH Bushi u dha informacione bandave për ngjarjen në Fier.Oficeri i SHISH u arrestua sot me urdhër prokurorie.
Sa i takon vrasjes së Gazmend Çollakut, Çipa dhe Tominaj thanë se po punohet për gjetjen e autorëve të vrasjes së tij.
Ardian Çipa: Po hetojmë ngjarjen kriminale të ndodhur në Durrës.
Ndërkohë lidhur me arrestimin e vrasësve me pagesë në Durrës, Çipa tha se informacioni u mor në kohë dhe u parandalua krimi.
Sigal