Vrasja në Elbasan, pranga rojes së pikës së karburantit

490
Agjentë të policisë së Elbasanit kanë vënë në pranga në orët e fundit lidhur me vrasjen një ditë më parë të shtetasit Saimir Beqiri, rojen e pikës së karburantit pranë së cilës ndodhi krimi. Burime policore lokale bëjnë të ditur se, shtetasi Shkëlqim Salla, 42 vjeç nga fshati Godolesh, akuzohet për moskallëzim të krimit. 
Sipas burimeve, 42-vjeçari dyshohet të ketë parë ngjarjen e ndodhur në lagjen “Skëndërbej”, por nuk e ka denoncuar atë në polici. Shtetasi Saimir Beqiri u gjet i vrarë një ditë më parë në lagjen e sipërpërmendur, me policinë që gjeti në vendin e ngjarjes 6 gëzhoja 9 milimetërshe. Dyshimet e para për vrasjen janë që ajo të jetë një hakmarrje ndaj masakrës së ndodhur më herët gjatë vitit për shkak të konflikteve mes familjeve Çapja dhe Sheme.
Sigal