Vrasja në Durrës, zbardhen shkaqet e krimit të rëndë. Arsyeja është …

83
Një 52-vjeçar ka gjetur vdekjen në spitalin e Durrësit, pasi u godit me mjete të forta në kokë. Ludovin Lala u godit nga bashkëfshatari Asti Mici, pas një sherri për vaditjen.

Viktima kishte vendosur një zetor për të marrë ujë dhe kjo nuk është mirëpritur nga 57-vjeçari, Asti Mici.

Ai i ka kërkuar që ta zhvendosë zetorin, por ndërkohë, burimet thonë se mjeti bujqësor ishte vendosur në tokë publike dhe nuk ishte as në pronën e viktimës dhe as të autorit.

Pas debateve, ai e ka qëlluar 52 vjeçarin me kosën e barit në këmbë, i cili ka gjetur vdekjen në spital.

Ngjarja ndodhi në mëngjes në fshatin Jubë, Sukth dhe autori është shoqëruar nga Policia.