Vrasja në Durrës, arrestohet njëri prej të dyshuarve

68
Policia ka arrestuar njërin prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit Asllan Kërtusha, ngjarje që ndodhi pasditen e së martës në Durrës. Mësohet se është vënë në pranga Bledar Kajno, ndërsa po punohet për kapjen e autorit tjetër të dyshuar, Gëzim Kajno. Asllan Kërtusha, 29 vjeç, i njohur për shoqërinë me Denis Shtrazën, të arrestuarin si i dyshuar për rrëmbimin e vrasjen e Gaz Çollakut, nuk ka mundur të mbijetojë pas plagosjes me pistoletë. I njohur edhe si konsumator i rregullt i pijeve alkoolike dhe lëndëve narkotike, viktima dyshohet të jetë konfliktuar në një nga lokalet pranë Ujësjellës Kanalizimeve Durrës me personin që ka mbetur i plagosur në vendin e ngjarjes, shtetasin Blendi Kajno, 34 vjeç. Viktima dhe autori kanë qenë në të njëjtën tavolinë kur kanë nisur debatin. Asllan Kërtusha ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Kajnos, duke e lënë të plagosur. Por pronari i lokalit, kushëri i të plagosurit, 30-vjeçari Gëzim Kajno, ka ndërhyrë duke e nxjerrë jashtë lokalit Kërtushën. Në përleshje e sipër i ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi të duke e lënë të plagosur rëndë.