Vrasja në Dibër, policia zbulon emrin e autorit të ngjarjes

423
Sigal

Policia e Dibres ka arritur të identifikojë autorin e vrasjes të ndodhur në njësinë administrative Arras mbrëmjen e kësaj të djele.

Nga hetimet paraprake, sipas policisë dyshohet se personi i cili goditi me thikë 33 vjeçarin I. Zogu është shtetasi Aleksandër Balla 23 vjeç, banues në fshatin Muhur.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërkohë mbeten ende të paqarta rrethanat cilësuese të saj. Po ashtu bëhet me dije se Aleksandër Balla pas kryerjes se krimit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Forca të shumta Policore janë vënë në lëvizje ku përmes kontrolleve në ambjente, banesa dhe në automjete po tentojnë të bëjnë të mundur vëniën në pranga të 23 vjeçarit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Dibër

Policia e Dibrës zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është bërë e mundur zbardhja e vrasjes së shtetasit I. Z në njësinë administrative Arras.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar shtetasin Aleksandër Balla 23 vjeç , banues në fshatin Muhur.

Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes por nga veprimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Forca të shumta të Policisë po kryejnë kontrolle në ambjente, banesa e ne automjete për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.