Vrasja në Dajt, kontrolle në banesa, sekuestrohen kamerat e restorantit

571
Një person është vrarë me armë zjarri sot në mesditë në një restorant në Linzë, Dajt, ndërsa është plagosur pronari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e para hidhen dyshimet se motiv për krimin është bere një sherr banal mes autorit dhe viktimës. Sipas të dhënave fillestare, viktimë ka mbetur shtetasi Enton Nikaj kurse i plagosur Ismet Gaxheri, pronar i restorantit, i cili është dërguar me urgjencë për mjekim drejt spitalit. Po ashtu theksohet se autori i krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja. “Me datë 11.11.2015, në zonë e Dajtit, fshati Linëz, në një restorant janë dëgjuar krisma armë zjarri. Menjëherë ka mbërritur Policia e cila ka konstatuar një person me iniciale E.M i cili kishte ndërruar jetë dhe një tjetër i plagosur i cili është dërguar për marrjen e ndihmës se parë në Spital. Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja. Policia po punon për zbardhjen e plotë të skenarit te vrasjes dhe kapjen e autorit”,- citon në njoftimin për shtyp policia.

Shkak dyshohet se është bërë një sherr banal që nisi në restorant kurse arma është shkrehur në parking, jashtë tij. Policia po merr në pyetje stafin dhe klientët për të zbardhur më tej krimin. Sipas burimeve zyrtare mësohet se viktima dhe autori tashmë i identifikuar nga Policia, kanë shkëmbyer fjalë të ashpra tek parkingu i lokalit. E në gjaknxehtësi e sipër, autori ka nxjerrë armën dhe e ka shkrepur mbi viktimën Enton Nikaj. Kurse pronari i restorantit, gjatë përleshjes me agresorin është goditur me sende te forta. Mësohet se autori dhe i plagosuri janë persona me precedentë të mëparshëm penale. Sipas burimeve, Enton Nikaj kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu dhe akuzohej për tentativë vrasje. Blutë janë vënë në ndjekje të autorit megjithatë ende nuk ka një person të kapur, përgjegjës për vrasjen dhe plagosjen në lokalin në Dajt.

POLICIA: JA SI NDODHI NGJARJA
Rreth orës 14:10, pranë sallës Operative të Policisë së Tiranës ka mbërritur një telefonatë, ku njoftonte se në fshatin Manzë, në rrugë për në Dajt kishte pasur të shtëna armësh. Sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit, ngjarja ndodhi në restorantin ‘Muraga”.
“Më datë 11.11.2015, në orën 14:10 minuta në Sallën Operative ka mbërritur një telefonate se, në fshatin e quajtur Mëzes ,në rrugën e Dajtit, në Restorant me mbishkrimin “MURAGA”, ka persona te qëlluar me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor , si edhe Prokurori i gatshëm. Në vendngjarje, nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi Enton Nikaj, vjeç 30, është qëlluar me arme zjarri pistolete, i cili me pas ka ndërruar jetë si edhe ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale I.Gaxheri (pronar i restorantit) i cili dyshohet të jetë goditur me qytën e pistoletës.”, citohet në njoftimin zyrtar të policisë.

Burime nga policia lokale pohuan se viktima, Enton Nikaj, 30 vjeç, dhe i plagosuri I. Gaxheri, të dy banues në Tiranë, ishin persona me precedentë të mëparshëm penal, “Pas këtij veprimi autoret e dyshuar janë larguar nga ambientet e restorantit me një automjet të dhëna të tjera nuk mund të jepen për arsye hetimi. Gjatë këqyrjes të vendit të ngjarjes janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 copë gëzhoje pistolete, si edhe është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike të kamerave që dispononte ky restorant. Gjithashtu nga ana e Policisë janë ngritur grupe të shumta kontrolli ku janë kryer një sërë kontrolle banesash dhe po punohet për zbardhjen e dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar të kësaj ngjarje.”, përfundon deklarata e policisë.
Sigal