Vrasja në Bllok/ U kap teksa kalonte kufirin, merret vendimi për Geldo Hotin

482
Sigal

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “Arrest me burg” me afat 45 ditor për Geldo Hotin.

Mbi të rëndon akuza “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”. Hoti është i përfshirë në konfliktin e ndodhur në një lokal në mbrëmjen e datës 05.09.2018, ku mbeti i vrarë shtetasi Fabian Gaxha dhe u plagosën shtetasit Ervis Martinaj dhe Eljon Hate.

Hoti sipas policisë dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri gjatë konfliktit dhe ndaj tij rëndojnë të njëjtat akuza si ndaj Ervin Matës, Meviol Bilos dhe Fabio Allushi, të cilët janë ende në kërkim.

Sipas policisë, Geldo Hoti, miku i Merviol Bilos, tentoi të arratisej drejt Greqisë, ku dhe u kap të premten në Kakavijë.

Policia ndërkohë ka arrestuar në spital dy personat që mbetën të plagosur në konfliktin në Bllok. Ngjarja dyshohet se ndodhi pas një ngacmimi të këngëtares Elvana Gjata, e dashura e Ervin Matës por nga ana tjetër thuhet se mes dy grupeve kishte përplasje të tjera.