Vrasja në Bllok/ Martinaj kërkon lirinë për herë të dytë në Apel

425
Sigal

Biznesmeni Ervis Martinaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit. Gjykata e Tiranës dha masën e dytë me afat 30 ditë burg për Martinajn, pas provave të dorëzuara nga Prokuroria në përfundim të masës së parë të sigurisë ndaj tij, të dhënë pas ngjarjes së 4 tetorit në ish Bllok. Si pasoje te shtenave ne lokal, mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hate u plagosën.

Procesi në gjykatën e Apelit po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa vetë Martinaj nuk ndodhet i pranishëm në seancë. Treshja gjykuese ne Apel kryesohet nga gjyqtari Hysni Demiraj.

Ndaj Ervis Martinajt rëndojnë akuzat e pastrimit të produkteve të veprës penale, falsifikimit të dokumentave, fshehjes së pasurisë, dhe organizimit të lojërave të paligjshme. Janë këto akuza të ngritura nga Prokuroria për Martinajn.