Vrasja në Bergamo, Vorfi u ekzekutua me tre plumba

434
Shqiptari 29 vjecar Arben Vorfi është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm në një apartament në komunën e Treviglios në provincën e Bergamos.
Hetimet e para të policisë konfirmojnë se Arben Vorfi është goditur me tre plumba pistolete gjatë natës së 18 nëntorit duke u gdhirë data 19.
Sipas investiguesve vrasësi e njihte mirë viktimën e me shumë gjasa flitet për një larje hesapesh mes tyre.
Arben Vorfi ishte i njohur nga forcat e policisë italaine si një person i akuzuar për vjedhje e trafik droge.
Trupi i pajetë i Arben Vorfit është zbuluar nga 4 miq të tij që në orën 3.00 në mëngjesin e 19 nëntorit kanë mbërritur në apartament e duke lajmëruar më pas forcat e rendit.
Dëshmia e një fqinje në apartament konfirmon se në orën 22.40 të natës së 18 nëntor ka dëgjuar zhurmë të forta që vinin nga apartamenti i Vorfit. dërkohë një nga gëzhojat e plumbae që ka goditur 29 vjecarin shqiptar është gjetu në grilën e dritares së dhomës ku është ekzekutuar vrasja.
Apartamenti ku jetonte Arben Vorfi në komunën e Treviglios është vënë nën sekuestrimin e policisë deri në dhënjen fund të ekspertizës së vendit të krimit.
Sigal