Vrasja makabre në Këlcyrë/ Rrëfehet autori: E vrava sepse do të më mbyste me një kokërr ulliri

484
“E vrava sepse do të më mbyste me një kokërr ulliri”. Ka qenë kjo dëshmia që 30-vjeçari Alban Voda, ish-komando i arrestuar për vrasjen e bashkëfshatarit të tij, në Ujëmirë të Këlcyrës, ka dhënë para oficerëve të policisë.

Voda ka qenë komando dhe ka shërbyer në Irak. Mësohet se kohët e fundit ai ka vuajtur nga depresioni edhe pse nuk ka patur një kartelë mjeksore nga Spitali Psikiatrik që ta evidentonte këtë problem mendor.

Ai akuzohet për vrasjen e bashkëfshatarit të tij, 66-vjeçarin N. H duke i prerë kokën me thikë.
Mësohet se shkak për ngjarjen të jetë bërë një çeshtje pronësie.
Sigal