Vrasja makabër e shqiptarit në Greqi, ja dyshimet e para

416
Një shqiptar është gjetur i vdekur në zonën e Gluki në veri të Greqisë (Igumenicë), ndërsa mediat e shtetit helen flasin për një krim makabër. Shqiptari është i moshës 25-vjeç, ndërkohë nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Trupi i pajetë është gjetur nga fermerë të zonës dhe sipas policisë i është prerë koka.
Trupi u dërgua për ekspertizë mjeko-ligjore në qytetin e Selanikut. Dyshimet paraprake të policisë janë se vrasja mund të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës. Mediat flasin se i riu shqiptar ka një të kaluar kriminale, madje ai është larguar nga Shqipëria për t’i shpëtuar burgut. 25-vjeçari në disa pjesë të trupit të tij ka tatuazhe. Ndërkohë policia greke ka marrë në pyetje disa shqiptarë të zonës. Ai kishte dy muaj që jetonte në këtë zonë, ndërsa edhe në të kaluarën kishte punuar në Greqi.
Sigal