Vrasja horror e shqiptarit në Igumenicë, arrestohet pronari grek dhe i biri

394
Pronari i shqiptarit të vrarë në Igumenicë është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia greke. Mësohet se pronari grek është vënë në pranga së bashku me djalin e tij, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje”, pasi policia ka sekuestruar dy kallashnikovë, një pistole Tokarev, 9 karikatorë me 180 fishekë. 25-vjeçari, Bledar Terpollari, u gjet i masakruar në orët e para të së hënës, në një stan të Igumenicës, ku ai punonte prej më shumë se dy muajsh. Armët e sekuestruara pritet të dërgohen për ekspertizë, ç’ka do të tregojë nëse ata janë vrasësit e të riut shqiptar. Ndërkohë policia greke po kryen hetimet në lidhje me masakrimin e 25-vjeçarit.
Sigal