Vrasja e Valmir Kolaverit, çohet për gjykim Gazmir Daci

110
Prokuroria e Tiranë përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim Gazmir Dacin, i akuzuar për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe kanosje për vrasje të vëllait të viktimës, Saimir Kolaveri.
Daci akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”, “armëmbajtje pa leje”, “falsifikim dokumentash” dhe “kanosje”.
Vrasja ndodhi në dt. 04.11.2015, në Kamëz.
Po ashtu, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën e “armëmbajtjes pa leje” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” për të atin Xhelal Daci, dhe për Ezel Baja, lidhje shoqërore e tyre.