Vrasja e turistëve çekë, policia ngre akuzat për Sokol Mjacaj

477
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Shkodër, si dhe nga tërësia e provave të grumbulluara në vendngjarjen ku mbetën të vrarë dy turistët e huaj cekë, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes. 
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e autorit të dyshuar të vrasjes , si rezultat i një operacioni të mirorganizuar i cili ka zgjatur rreth tre orë, ku morën pjesë efektivat e Policisë së Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, Forcave RENEA, FNSH , në vendin e quajtur Grudë e Re, në Shkodër, në një banesë dy katëshe u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të dyshuar si autor i vrasjes së dy turistëve Çekë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga u vu shtetasi Sokol Mjacaj, 20 vjeç, banues në fshatin Lotaj-Shalë, në Shkodër i dënuar më parë . Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i vrasjes ishte qëllimi për t’i vjedhur. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhje me dhune me pasoje vdekjen kryer ne bashkëpunim dhe për veprën penale te “Vjedhjes”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale , “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”, “Armëmbajtje pa leje”.
Sigal