Vrasja e turistëve çekë, Policia: Mes 35 të ndaluarve edhe autori i ngjarjes

484
Policia e Shkodër ka zbardhur sot detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë, ku mbetën të vrarë dy turistët çek. Burime nga blutë e qytetit verior bënë me dije se mes 35 të shoqëruarve, është dhe autori i dyshuar për vrasjen e çiftit, i cili dyshohet se është rreth 25 vjeç dhe banues nga zona ku ka ndodhur krimi.
Gjithashtu, dyshimet janë se personi mund të ketë qenë dhe pjesë e grupit të zjarrit që qëlluan helikopterin e policisë një vit më parë në Pult të Dukagjinit, gjatë operacionit antikanabis. Madje, ka dyshime se autorët ose autori është pjesë e personave që ruajnë parcela kanabisi në zonat e thella të Dukagjinit.
Dyshimet gjithashtu janë se nisur nga fakti që nuk janë marrë sende personale, mbase autorët mund të kenë tentuar të marrin fuoristradën, por kanë dështuar. Gjithsesi, për momentin këto informacione mbesin në nivelin e dyshimeve ku janë përqendruar disa nga pistat e ngritura. Ndërkohë, policia po përpunon me detaje 413 fotot e gjetura në dy aparatet fotografike të dy turistëve të vrarë.
Sigal