Vrasja e turistëve çekë, arrestohet autori Sokol Mjacaj

556
Ka përfunduar në prangat e policisë Sokol Mjacaj, autori i vrasjes makabre të dy turistëve çekë në Prekal të Dukagjinit mbrëmjen e 3korrikut.
Mjacaj u kap gjatë tentativës për tu larguar ne nje banese dy kateshe, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare në zonën e Grudës së Re.Gjatë aksionit për kapjen e tij , u plagos lehtë në dorë edhe një punonjës policie.
350 efektivë nga Policia e Shtetit, ajo e Shkodrës, forcat RENEA, FNSH dhe struktura të tjera të specializuara, të drejtuar nga Altin Qato dhe Ardian Çipa u angazhuan në operacionin për kapjen e 20- vjeçarit, i cili është dërguar në komisariatin e Shkodrës.
Tahiri përgëzon policinë: Duhet të ishte ende në burg, jo të vriste përsëri
Finalizimin me sukses të operacionit policor e ka përgëzuar edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri përmes fb.
“Faleminderit Policise dhe banoreve te Dukagjinit per arrestimin ne kohe rekord te njeriut qe ndoshta duhet te ishte ende ne burg per krimet e meparshme, e jo te vriste perseri”.
Provat që kompromentojnë të riun 
Sipas Policisë së Shtetit, në emrin e Mjacajt u shkua pas vërtetimit shkencërisht të disa gjurmëve daktiloskopike në brendësi të mjetit ku udhëtonin dy të rinjtë Michael Svatosh dhe Ana Kosinova.
Motivi i vrasjes mendohet të jetë grabitja e makinës e dy turistëve çekë.
Nga një rindërtim i ngjarjes, mendohet që Sokol Mjacaj 20 vjeç ka qenë pasagjer i rastësishëm në mjetin e dy turistëve çekë, të cilët kishin ndërmarrë një tur në të gjithë Ballkanin.
Nga të dhënat e policisë, autori i dyshuar ka hipur në malin e Shohit në mjetin e dy viktimave dhe ka udhëtuar me ta deri në Prekal, ku ka kryer edhe vrasjen.
Ndërkohë ekspertët më të mirë kanë shkuar në Shkodër për të kqyrur me kujdes çdo provë që do të hedhë dritë mbi vrasjen e dyfishtë.
Sigal