Vrasja e turistëve çekë, “arrest me burg” për Sokol Mjacajn

429
Pas një seancë që ka zgjatur rreth një orë e gjysëm, gjykata i ka dhënë Sokol Mjacajt masën e sigurisë arrest me burg. I gjithë procesi gjygjësor është zhvilluar nën prezencën e forcave të shumta të policisë dhe atyre të Ndërhyrjes së shpejtë.
Seanca gjyqësore është mbajtur me dyer të mbyllura, por mësohet se Sokol Mjacaj ka pranuar krimin duke i qëndruar atyre çfarë ka thënë në polici . Prokurorja e çështjes Shqiponja Milla pas provave të paraqitura i ka kërkuar gjyqtares së kësaj çështje masën e siguris arrest me burg, nën akuzën “vjedhje me pasojë vdekjen” dhe “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.
Sokol Mjacaj, i braktisur nga familjarët nuk kishte as avokat mbrojtës dhe për këtë është mbrojtur nga një avokat i caktuar nga gjykata. Mjacaj ka reaguar me qetësi gjatë gjtihë seancës, duke mos shfaqur asnjë shenjë pendese. Në përfundim, gjyqtarja Luvete Dardha ka vëndosur masën arrest me burg ndaj të dyshuarit Sokol Mjacaj.
Pesë ditë më parë Sokol Mjacaj gjatë një tentative grabitje vrau dy tursitë çekë Michal Svatos dhe Anna Kusinova që udhtonin me makinën e tyre në fshatin Prekal, të Dukagjinit ngjarje kjo që tronditi thellë opinonin në gjithë vendin e jo vetëm.
Sigal