Vrasja e tregtarit të peshkut në Shkodër, Policia jep detajet (Lidhja me atentatin ndaj Arjan Ferracakut)

469
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër, ku ka mbetur i vrarë shtetasi Fatos Ferracaku, 31-vjeç dhe u plagos Fatmir Mehja.

Mësohet se dy persona kanë qenë autorë të ngjarjes, të cilët udhëtonin me një motor, mjet i cili u dogj më pas në zonën e Livadhes.

Viktima është i afërm me biznesmenin Arjan Ferracaku, të cilit iu bë atentat në datën 1 shtator në zonën e Livadhes në Shkodër, teksa ishte duke kalëruar me disa miq të tij.

Fatos Ferracaku tregtonte peshk në markatën në lagjen rus, dhe dyshohet se ka qenë objektiv i këtij atentati.

Policia thotë se janë ngritur pika kontrolli në disa nga lagjet e qytetit. FNSH ka mbërritur pak minuta më parë në lagjen Kiras, ku po bëhen kontrolle.