Vrasja e trefishtë në Tiranë/ Italiani i arrestuar, dyshohet të jetë vrasës me pagesë

417
Objekti i përplasjes me armë zjarri të ndodhur pasditen e djeshme në Bulevardin Zogu I, ku mbetën të vrarë 3 persona, mendohet të ketë qenë viktima Mentor Lufi . Burime nga policia bëjnë të ditur se Salvatore Lettizia, njëri prej 3 të ndaluarve menjëherë pas krimit dyshohet se ishte vrasës me pagesë dhe kishte ardhur nga Italia për të kryer këtë ekzekutim. Kjo, pasi në xhep iu gjet fotoja e Mentor Lufit. Salvatore Lettizia kishte hyrë në Shqipëri para 48 orësh.
Policia jep zyrtarisht versionin e ngjarjes:
Mentor Lufi (Doçi) së bashku me Gerti Goxhajn kanë qënë ulur në një kafe pranë Fakultetit të Shkencave të Natyres. Jashtë kafes ishin duke pritur dy nipërit e Mentor Lufit. Pasi kane dalë nga kafja, shtetasi Mentor Lufi ka hipur në mjetin tip BMË me targa AA 001IK si pasagjer dhe drejtues mjeti ka qenë shtetasi Gerti Goxhaj. Ndërkohë pas tyre vinte mjeti tip Touareg me targa AA 097 KE në të cilën udhëtonin dy nipat e shtetasit M.Lufi , konkretisht shtetasi Markeljan Doçi dhe shtetasi Klevis Doçi. Në momentin kur mjeti tip BMË ka filluar lëvizjen ,në këmbë kanë qenë dy shtetas të cilet kanë hapur zjarr duke qëlluar në drejtim të Mentor Lufit dhe Gerti Goxhajt që udhetonin në mjetin tip tip BMW. 
Në këtë moment menjëherë janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dy nipat e Mentorit duke goditur me mjet një nga autoret e dyshuar shtetas Italian i identifikuar me emrin Salvatore Leticia. Ky ka mundur të largohet nga vendngjarja duke u fshehur në një hotel në afërsi dhe duke u përpjekur të fshihte provat e krimit . Ndërkohë Markeljan Doçi ka qëlluar me armë zjarri Besnik Sulkun i cili hapi zjarr i pari ndaj xhaxhait të tyre dhe mikut të tij. Të arrestuar janë Klevis dhe Markeljan Doçi si dhe shtetasi italian Salvator Lettizia.
Sigal