Vrasja e të riut shqiptar në Islandë, mesazhi prekës i motrës: Akoma po të pres vëlla

116
Fjalë zemre që burojnë nga shpirti i vrarë i një motre që sot vuan për ndarjen nga jeta të vëllait të saj.
Mes shumë mesazheve prekëse që i dedikohen Klevis Sulës, 21-vjeçarit që humbi jetën në Islandë, pasi u plagos me thikë, dhe motra e tij ka bërë një dedikim. Ajo shkruan se ai e ‘gënjeu’ duke i thënë se do vinte shumë shpejt në Shqipëri.
Lajmi i ndarjes nga jeta të 20 vjeçarit nga Skrapari u publikua edhe në faqen zyrtare të Policisë Islandeze dhe në shumë media të Islandës ngjarja tërhoqi vëmendjen e opinionit publik. Corovoda Online i referohet edhe një shkrimi të pasdites së sotme 8 dhjetor 2017 në portalin visir.is ku pasqyrohet lajmi i ndarjes nga jeta të një prej viktimave të agresionit të fundjavës që lamë pas. Me një titull të fortë Visir pak pas orës 18:09 shkruante “Vdes një nga të rinjtë që u qëllua me thikë në Austurvelli”.
MESAZHI I MOTRËS
Ti ishe engjëlli me i bukur ketu ne toke por Zoti nuk te la mes nesh te vendosi flatrat e te mori prane vetes!!!
Po si mundem une, ne,, te te themi ty Lamtumire?! A do mundem ndonjehere te harroj Vellain tim te madh.. se ti keshtu me thoje gjithmone.. ma kujtoje gjithmone qe une skisha vetem nje vella po kisha dy..se te kisha ty..
A do mundem une..ne ..te harrojme kujtimet me ty..?
A do jemi ne te njejtet Pa Ty…?
A do mund te qendrojne me ne kembe keto male te larte nga dhimbja jone e madhe?
Une.. ne .. te gjithe po te prismim se na the qe do vije? Na genjeve? Ne prape po te presim po kush? Kush nga ne e dinte se do te vije keshtu sic po vjen si nje furtune qe mbasi mbaron ka shkatrruar shume gjera..shume endrra..shume plane…Ti prape do vish e do ikesh perseri..per here te fundit?! Te kete vall fund? Joo joo nuk ka se po te kishte ti me gjithe qenien tende duhej te ishe ketu me ne..prane nesh…prane te gjithve jo te shdnerroheshe ne nje vegim..ne nje kujtim dhe ne nje dhimbje te perhershme!!!
Sot bashke me zemren tende eshte vrare edhe zemra e nje motre, eshte vrare zemra e nje vellai, e nje nene, jane varur koka nga pikellimi dhe lotet sdo ti ndali as pernedimi dhe as agimi i shume diteve qe do te vijne…
Une.. akoma po te pres vella..do te te pres dhe do te te percjell perseri..pastaj e ke radhen ti te me presesh mua te na presesh ne se nje dite do te jemi prane teje …