Vrasja e të riut në pishinën e Vorës, arrestohen 2 të rinj

545
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona që i sheh si përgjegjës për vdekjen e të riut nga Nikla në një pishinë të Vorës ditën e djeshme. Bëhet fjalë për vrasjen e Klevis Disha, 19 vjeç nga Nikla, pas një konflikti fizik mes dy grupe të rinjsh nga vendbanimi i të ndjerit dhe Vora.
Forcta e policisë së Komisariatit nr 6 kanë kryer sot arrestimin e 18 vjeçarit Luan Shkalla, lindur dhe banues në Vorë, dhe 17 vjeçarit R.V., banues në Tiranë.
“Këta dy persona janë të dyshuar për vrasjen e Klevis Disha 19 vjeç banues në Nikël, i cili ndërroi jetë në spital, dhe për plagosjen me thikë të Xh.Disha, 16 vjeç, banues në Nikël, M.Kupa, 22 vjeç nga Fushë Kruja, 22 vjeç, Lorenc Disha, 23 vjeç, banues në Nikël, K.Doku, 23 vjeç, banues në Nikël dhe S.C, 20 vjeç, banues në Nikël.
Që të gjithë djemtë u qëlluan me thikë në ngjarjen e djeshme tek pishina e Vorës dhe policia thotë se autorë të krimit, ishin Shkalla dhe i mituri R.V.
Sigal