Vrasja e Marvi Mihalit, dështon seanca e dënimit

381
Sigal

Dështon sërish gjyqi për 4 të pandehurit për vrasjen e Marvi Mihalit, ndërsa shkak u në kërkesa e avokatëve të të pandehurve, të cilët u shprehën të ofenduar nga fjala e babait të Marvi Mihalit.

Ky i fundit, gjatë seancës, u shpreh se avokatët ishin munduar gjatë gjithë procesit të shpëtonin disa kriminel dhe rendin pas parasë. Ndër të thera, Pavllo Mihali, kërkoi dënimin me nga 35 vite burg secilin, si dhe paralajmëroi se nëse nuk vendoset drejtësi, do veproj Kanuni dhe Kurani.

Pas këtyre fjalëve, avokati Sokol Hazizaj, tha se ai ndihej i ofenduar nga këto fjalë dhe se nuk mund të vazhdonte me procesi, pasi ai ishte aty për të kryer një punë dhe nuk mund të cenohej për shkak të punës së tij.