Vrasja e mafiozit grek, Alket Rizai flet nga burgu: Erdhi policia dhe më pyeti, por…

677
Ekzekutimi mafioz i një prej emrave më të lakuar të botës së krimit në Greqi, bëri bujë në mediat e shtetit helen por edhe ato shqiptare. Vasilis Stefanakos u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në makinën e tij në lagjen “Hajdari” të Athinës me 15 plumba.
Lajmi u përhap me shpejtësi edhe në Shqipëri pasi ai njihej si organizatori i arratisjeve të Alket Rizait, i cili në një rrëfim për Gazeta Shqiptare tregon se lidhjet me Stefanakos i kishte humbur prej kohësh, ndonëse shton se policia e ka pyetur pas vrasjes.
“Të paktën mua mos më ngatërroni me këtë çështje, se unë s’kisha lidhje me atë. Kishim kohë që i kishim prishur muhabetet, e nuk dua që mediat shqiptare të më përmendin. Për këtë rast më erdhi e policia e më pyeti, por unë nuk kam asnjë dijeni për vrasjen”.
Sigal