Vrasja e Lamajt, gjykata shqyrton prova të tjera, procesi drejt fundit

426
Sigal

TIRANE – Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi këtë të mërkurë seancën e 29 në procesin ndaj biznesmenit Arben Frroku i pandehur për vrasjen e kreut të policisë së Kombinatit Dritan Lamaj.

Në seancanë e sotme gjykata kishte planifikuar marrjen e dëshmisë nga bashkëshortja e Arben Ndokës, dëshmitarit të mbrojtur, por kjo dëshmi është lënë për të mërkurën e ardhshme pasi trupa gjyqësore vendosi të marrë në shqyrtim disa prova shkresore.

Burime nga gjykata thane për A1Report se se pas adminsitrimit të dëshmisë me vidiokonferencë nga Arben Ndoka, i cili mësohet të ketë rikonfirmuar se natën e vrasjes së Lamajt pa Frrokun ne automjetin BMW nga ky u qëllua Lamaj, ky proces pritet të mbyllet brenda muajit nëntor.

Arben Frroku akzuohet për vrasjen e Dritan Lamajt shkurtin e vitit të shkuar, ndërsa kjo akuzë nga vetë Frroku nuk është pranuar asnjëherë duke deklaruar se gjyqi ndaj tij është një farsë e prokurorisë e cila e sulmon për arsye politike.