Vrasja e kryer për larje hesapesh që është kthyer në vrasje pasionale me motive vetmbrojtje.

261

Këto te dy ishin shokë… Një vrasje e kryer për larje hesapesh për motive droge po duan me ngulm ta kthejn në vrasje pasionale me motive vetmbrojtje.Njëri ishte ai që qyteti e quante problematik, ai majtas, dhe është e thjeshtë me e gjykuar sepse problematiket gjykohen thjesht fare mbi të gjitha kur nuk mund të kthejnë me përgjigje, ndërsa ai djathtas ishte ai që të gjithë quanin “çun i mirë”, sepse nuk kishte bërë kurrë keq e sapo ju dha rasti bëri shumë më shumë se keq. Ai djathas quhet Bledar Toci, në moshë krejt të re u bë shef i sigurisë së burgut të durrësit. Bledar Toci furnizonte të burgosurit me drogë brenda qelive të burgut në Durrës, duke qenë i sigurtë se askush nuk do ta ngacmonte duke qenë nip i një ish deputeti të PS, i kishte krahët e mbrojtura nga lart. Diçka midis të dyve duhet të jetë thyer, e vetmja mënyrë për të vendosur në gracë një person problematik është ta thërrasësh e ti bësh kurth në shtëpinë e femrës me të cilën shkonte në krevat…. Duan të tallen me opinionin publik dhe ta kthejnë vrasjen me paramendim për motive droge në një vrasje në kushte vetmbrojte. Policia e shtetit hesht , është një heshtje fatjore e vrastare e policisë së kavajës, tek sheh fotot e vrasjes duke se trupi është zhvendosur, gjaku në një anë e trupi i të vrarit në anë tjetër, xhepat e dalur jashtë qartazi e kanë kontrolluar.

Dritan Haxholli dhe zyrtari i Burgut të Durrësit Bledar Toçi, kanë patur njohje përpara vrasjes, madje pozonin së bashku duke treguar armët.Nuk u bë asnjë formë ekspertize, mbi vrasjen. Duan të përshkruajnë dritanin si një Rambo negativ. Duan të kalojnë idenë se ishte kaq i rrezikshëm sa nuk kishte vrarë kurrë kërkënd…. Thuhet se Dritan Hoxholli qëlloi një plumb kallashi që plagosi fare lehtë policin dhe ai si kundër përgjigje qëlloi mbi shokun plot 16 plumba. Policia e Kavajës nuk prononcohet, aq pak flet policia sa Fevziu  në Opinion pyeti: A ka polici në Kavajë?
Pyetja më e madhe është : Kë po mbron policia e kavajës, me mos zbardhjen e ngjarjes? Kush fshihet pas bledar Tocit? Kush e vendosi Bledar Tocin në atë detyrë? Me kë bashkpunonte Bledar Toci për të futur drogë brenda burgut të durrësit…Përse u vra realisht Dritan Hoxholli?
Gjëja më e rëndë është se sot drejtori i burgjeve tha: “Në fakt ka shumë punonjës të policisë së burgjeve që ua sjellin drogën të burgosurve në qeli.”….
Akoma ka njerëz që besojnë se bledari donte të mbronte nderin e marsidës së martuar?