Vrasja e kryekomistarit, KLD heton lirimin e Ilir Xhakjas

433
Sigal

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë është marrë vendimi që të verifikohet veprimtaria gjyqësore e realizuar nga gjykatat, në shqyrtimin e akuzave penale, në ngarkim të të pandehurve, autorë edhe të ngjarjes tepër të rëndë të ndodhur në datën 13.09.2012.  “Me urdhër të Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Inspektorati i këtij Këshilli, do të verifikojë veprimtarinë gjyqësore të realizuar nga gjykatat, në shqyrtimin e akuzave penale, në ngarkim të të pandehurve, autorë edhe të ngjarjes tepër të rëndë të ndodhur në datën 13.09.2012, ndaj shefit të Komisariatit të Shijakut, Kryekomisarit Adem Tahiri” thuhet në deklaratën e KLD-së. Ilir Xhakja rezulton i dënuar për vrasje nga gjykatat shqiptare të shkallës së parë e shkallës së dytë..