Vrasja e komisarit Artan Cuku, i dyshuari Mikell Shallari kërkon rivlerësim të masës së sigurisë

594
I dyshuari për vrasjen e komisarit Artan Cuku, kërkon të rifitojë lirinë. Mikel Shallari, i cili ndodhet në “arrest me burg”, ka paraqitur te Gjykata e Krimeve të Rënda një kërkesë për rivlerësimin e masës së sigurisë.
Ai kërkon që ndaj tij të vendoset masa “detyrim paraqitje”. Avokati i tij tha para trupi gjykues së tashmë ka përfunduar afati tre mujor dhe ka kërkuar të dijë se në çfarë pike është hetimi nga prokuroria.
Ndërkaq, avokati i Mikel Shallarit ka kërkuar që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura, me pretendimin se klientit të tij i rrezikohet jeta.
Sigal