Vrasja e ish-policit, autori e dinte që e kishte zemrën në anën e djathtë

438
Hetimet për vrasjen e Ajet Zeqajt kanë marrë një rrjedhë tjetër. Rrethi i të dyshuarve është ngushtuar tek persona të njohur. Viktima ka lindur me zemër në krahun e djathtë dhe për këtë fakt, autori ka qenë i mirëinformuar. Provat dhe pamjet filmike tregojne se, në momentin që është qëlluar herën e parë, Zeqaj është kthyer dhe vrasësi e ka qëlluar dhe dy herë të tjera në krahun e djathtë, në kraharor dhe sërish kur ka rënë në tokë dhe më pas është larguar.
Ekspertiza ka treguar se ai është qëlluar me 7 plumba në total, dy në qafë, dy në zemër dhe tre në kokë. Sipas të njëjtave burime, nisur nga këto detaje, lind dyshimi i arsyeshëm se Zeqaj është vrarë nga persona që kanë patur njohje të afërt me të.
Sigal