Vrasja e Ilda Dervishit, dëshmitarët: Fëmija bërtiste “O babi jo, o babi mos”

437
Fqinjët e familjes Dervishi në rrugën e Qelqit në Kombinat e dinin se çifti kishte probleme, por askush nuk e kishte menduar se grindjet do të përfundonin me një vrasje. Admir Dervishi 29 vjeçar, punonjës i Gardës qëlloi për vdekje gruan e tij 28 vjeçare llda Dervishin. “ Ishte nëna e dy fëmijëve e djalit 5 vjeçar dhe vajzës 8 muajshe. Ua ç’qante ajo vajza”, thotë një nga fqinjët, që ka qarë kur ka treguar ngjarjen. Një nga komshinjtë i cili tregon se e ka pare më nga afër ngjarjen, ka treguar: “Ishte e tmerrshme. Iku e shkreta. Dëgjova tre të shtëna. E fundit ishte pas gati një minute. Krimineli. Kujtova se vrau edhe veten. Fëmija bërtiste “O babi jo, o babi mos”. U dëgjuan të shtënat dhe të bërtiturat e fëmijës, nga kati i katërt deri në katin e parë ku jetoj unë. Dera do të ketë qenë e hapur se s’ka mundësi që të dëgjohen të qarat e fëmijës deri këtu”.
Sigal