Vrasja e Ibrahim Bashës/ Prokuroria mbyll hetimin, dërgon për gjykim ‘grupin e zjarrit’

550
Një vit pas vrasjes në krye të detyrës të oficerit të RENEA-s, Ibrahim Basha, Prokuroria e Krimeve të rënda mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 11 të rinj nga fshati Lazarat, të dyshuar si pjesëtarë të grupit që sulmoi policinë e shtetit më 24 qershor 2015. Mbi ta rëndojnë akuzat e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta, vrasje e mbetur në tentative për shkak të cilësive të veçanta ndaj pesë efektivëve dhe prodhim e armëmbajtje pa leje.
Prokuroria e Krimeve të Rënda i thotë gjykatës se vrasja e efektivit Basha është kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në kërkesë për gjykim, Prokuroria nënvizon se njeriu kryesor i grupit të zjarrit është 21 vjeçari Arbjon Aliko, ndërkohë që i vëllai, Alban Aliko, dy vëllezërit Elvis dhe Bajram Boçi dhe Elson Kozma, janë bashkëpunëtorët e tij në këtë episod. Të pestë, ata ka dyshime se janë vendosur tek grupi prej nga u qëllua për vdekje oficeri Ibrahim Basha e për këtë arsye mbi ta do rëndojë akuza e vrasjes. Gjashtë të pandehurit e tjerë do t’i nënshtrohen gjykimit për vepra pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal armëmbajtje dhe kundërshtim të policisë. Prokuroria i thotë Gjykatës se shkak i sulmit ishte synimi i të pandehurve për të ndaluar patrullimin e policisë në Lazarat dhe kthimin e fshatit në një zonë ku mbillej hashash.
Sigal