Vrasja e gjyqtares, Prokuroria kërkon burg përjetë për Kasemin

430
Sigal

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën për Fadil Kasemin i cili vrau ish bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildez Hafizi. Prokuroria kërkoi për Fadil Kasemin burgim të perjetshem dhe ta vuaj dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Kujtojmë se gjyqtarja Fildez Hafizi u vra më 31 gusht 2017 nga ish-bashkëshorti i saj. 39-vjeçarja u qëllua me 2 plumba pistolete brenda makinë së saj nga Fadil Kasemi.

Ky duket se ishte fundi i një kronike të paralajmëruar, pasi kërcënimet ndaj saj kishin qenë të vazhduara. Shkak për këtë situatë ishte divorci mes Hafizit dhe Kasemit.

Edhe pse kishte marrë një urdhër mbrojtje, gjyqtarja merrte kërcënime nga të vazhdueshme nga ish-bashkëshorti.