Vrasja e Elton Çiçës/ Zbardhet dëshmia e Renato Milloshit: Bleva makinën që u përdor në vrasje

471
Me Jani Aliaj dhe Elton Çiçon njihem që fëmijë, pasi jemi lindur e rritur në qytetin e Tepelenës. Për disa vite nuk patëm kontakte, pasi të dy hynë në burg në Greqi. Jani bëri dhjetë vite burg dhe pasi doli jemi ritakuar, për shkak të miqësisë së vjetër që kishim. Jam takuar edhe me Eltonin. Pak ditë para se të vritej Eltoni, Jani Aliaj më kërkoi të blija një makinë në emrin tim. Lekët për makinën i pagoi Jani. Unë nuk njoh as njeriun që e shiti. Kam shkuar vetëm tek noteri dhe kam firmosur kontratën për blerjen e makinës në emrin tim. Makinën ia dhashë Janit. Tri ditë pasi ia dorëzova mjetin, mësova nga televizionet se ishte vrarë Elton Çiço. Në lajme pashë edhe makinën që kishte përdorur vrasësi. U frikësova, se ishte pikërisht makina që bleva në emrin tim. Unë nuk kam marrë pjesë në vrasje. Kam qenë në shtëpinë time, prapa postës nr.8 në Tiranë. Një gjë e tillë vërtetohet lehtësisht nga qelizat e telefonit…”.

Kjo është dëshmia që Renato Milloshi, një prej të akuzuarve për vrasjen e Elton Çiços në zonën e ish-bllokut në maj të 2016, dha para hetuesve, pak orë pasi vendosi të vetëdorezohej dhe ti jepte fund arratisë 9 mujore. Ai ka mohuar përfshirjen në ngjarje dhe i ka kërkuar prokurorisë të bëjë verifikime rreth dëshmisë së tij.

“Dua të theksoj që kam qenë në shtëpinë time kur ndodhi ngjarja. Nuk është aspak e vërtetë, që kam qenë unë në timonin e makinës, që përdorën vrasësit e Elton Çiçës. Me Jani Aliajn nuk jam takuar, prej ditës kur bleva makinën në emrin tim. Por kurrsesi nuk kisha dijeni që makina do përdorej në vrasje”. Duke folur për ditët në arrati, Renato Milloshi ka suprizuar jo pak, kur ka rrëfyer vendin, ku ka qëndruar I fshehur.

“Gjatë gjithë kohës që kërkohesha kam qëndruar në Tiranë, konkretisht në shtëpinë time, në një ambient të përshtatur.

Të njëjtin qëndrim i dyshuari Milloshi mbajti edhe para gjykatëses Anila Capo, e cila i komunikoi masën e arrestit me burg. Përmes avokatit të tij, Alban Bengasi, i dyshuari kërkoi nga gjykata masën e arrestit në shtëpi me mbikëqyrje elektronike, për shkak ta lirojë në arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike, për shkak të problemeve të rënduara shëndetësore.

Kjo kërkesë u refuzua nga gjykata, pasi prokuroria këmbënguli që ka prova që e implikojnë Milloshin në krimin e vrasjes dhe se vetë I dyshuari paraqet rrezikshmëri të theksuar kriminale.

Renato Milloshi dhe Jani Aliaj, dyshohen si autorë të vrasjes së Cicos në lokal De Niro në zonën e ish-bllokut. Sipas policisë vrasja ka si motiv përplasjes mes dy grupeve kriminale në fushën e trafikut të drogës. Ekzekutimi i Cicos është pasuar me të tjera ekzekutime nga radhët e dy grupeve kriminale.
Sigal