Vrasja e dy grave në Zvicër nga shqiptari, dalin detaje të reja, ja emri i njëres viktimë

741
Me dy gra të vrara ka përfunduar një tragjedi e shkaktuar nga shqiptari nga Kosova R.B. 54 vjeç që jeton në Zvicër, mëngjesin e së hënës.
Njëra nga dy gratë e vrara në banesën në kantonin e Argaut, sipas mediave zvicerane, është bashkëshortja e vetë dorasit, 38-vjeçare, ndërsa edhe për tjetrën supozohet të jetë anëtare e familjes.
Siç raporton gazeta zvicerane Blick, shqiptarja që dyshohet se u vra sot nga bashkëshorti i saj quhet Alma, ndërkaq mbiemri i saj nuk është bërë i ditur për shkak të hetimeve.
Kosovari i dyshuar për vrasjet është arrestuar në qytezën Hausen të Zvicrës, aty edhe ku banonte.
Dy gratë u gjeten të vrara mëngjesin e të hënës, derisa policia kantonale e arrestoi shtetasin e Kosovës në vendin e ngjarjes, në banesën që i dyshuari dhe njëra prej viktimave banonin.
Mediat raportojnë se viktima tjetër nuk ishte bashkëbanuese e çiftit, por pa të tjera informacione shtesë.
Motivet e krimi janë ende të paqarta, derisa banorët përreth vendit të krimit i kanë thënë ’20minuten’ se çifti nuk ishte shumë kohë që ishin vendosur të banonin në apartamentin ku ndodhi vrasja e dyfishtë.
Sigal