Vrasja e biznesmenit në Tiranë akoma pa autor, policia, vetëm të shoqëruar

621
Pas vrasjes së djeshme në Tiranë ku humbi jeten një biznesmen policia e Tiranës ka ushtruar kontrolle dhe ka ngrituir pika postoblloku në shumë zona të Tiranës për të bërë të mundur kapjen apo identifikimin e autorve të vrasjes.
Disa persona janë shoqëruar, por ende nuk ka asnjë autor për vrasjen e 64-vjeçarit Memli Begalla mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në rrugën “Nikolla Tupe” në zonën e ish-bllokut.
Policia informoi dje se “në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Nikolla Tupe” ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke. Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç”
Policia tha se 64-vjeçari dyshohet se është vrarë me armë me silenciator. Burimet bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë banor i zonës.
Sigal