Vrasja e Angjelo Gjokazaj, paralajmërim për mësuesen që e nxori nga klasa

610
Vrasja e Angjelo Gjokazaj dhe akuzat që i janë bërë për nxjerrjen nga klasa të nxënësit, ka bërë që Këshilli Disiplinor i shkollës të marrë masë ndaj mësuese.
Këshilli disiplinor i shkollës profesionale “Hysen Çela” ka marr masa disiplinore paralajmërim për mësuesen që nuk pranoi në mësim Angjelo Gjokazaj, i cili u vra nga Devi Lala. Ajo ka deklaruar se Angjelo kishte ardhur me 12 minuta me vonesë dhe i kishte kërkuar të vinte me prindërit.
“Sigurisht që më vjen shume keq për atë që ndodhi. E di shumë mirë rregulloren që duhet te lajmëroja prindërit por nuk kisha kë të lajmëroja, pasi babai i tij ndodhej në Greqi ndërsa nëna në punë deri në orën 16.00.
Në këto kushte i kërkova të vinte me prindërit në shkollë”, ka deklaruar mësuesja.
Ndërsa shokët dhe shoqet e klasës kanë vendosur një kurorë dhe tufa me lule në bankën e Angjelo Gjokazaj.
Sigal