Vrasja e Ajet Zeqajt, një javë para se të udhëtonte drejt Amerikës

486
Dëshmia e motrës së 41 vjeçarit, që u vra në zonën e ish Bllokut pritet të hedhë më shumë dritë mbi vrasjen. Por duket se Ajet Zeqaj, do të largohej drejt Amerikës shumë shpejt. Ai kishte marrë vizën në Ambasadën amerikane në Tiranë raporton Panorama. Një javë më pas, nga dita kur u qëllua për vdekje, kishte datën për t’u larguar nga Shqipëria. Dyshimet e grupit hetimor janë se Zeqaj mund të jetë përfshirë në ndonjë veprimtari të paligjshme në Francë, ku jetonte prej disa vitesh.
Mbetet për t’u konfirmuar edhe pista e konflikteve për shkak të borxheve, që u kishte disa personave këtu në Shqipëri. Deklarimet e motrës së tij ende nuk janë marrë, për shkak të gjendjes së rënduar emocionale pas vrasjes së të vëllait. Nga ana tjetër, oficerët e Policisë po verifikojnë lidhjet shoqërore të 41-vjeçarit, pasi nëpërmjet tyre mund të mësohet më shumë rreth veprimtarisë që ai kishte në Francë, këtu në Shqipëri, apo edhe qëllimit të udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sigal