Vrasja e 33-vjeçarit, zbardhet vrasja e Holandës

452
Një qime floku e gjetur në mbështetësen e kokës së sediljes së automjetit zbulon autorin e vrasjes së shqiptarit Durim (Ilirjan) Sulku, ndodhur më 6 prill 2015, në Roterdam të Holandës. Vrasja e 33-vjeçarit, që kishte përdorur edhe emrat Durim e Besnik Sulku, dyshohet se u bë shkak për një masakër të vërtetë që ndodhi në Tiranë, më 27 maj 2015. Atë ditë, në një atentat të organizuar nga vëllai i 33-vjeçarit të vrarë në Holandë, mbetën të vrarë tre persona para Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë. Autorësia e vrasjes së ndodhur në Holandë, më 6 prill 2015, kishte mbetur mister, edhe pse atje ishte fillesa e masakrës me armë që ndodhi muaj më pas në Tiranë. Por policia holandeze gjeti fillimisht makinë tip “BMW” dhe më pas brenda saj sekuestroi një pistoletë, me të cilën dyshohet se ishte qëlluar me plumb në kokë Ilirjan Sulku.
Sigal