Vrasja e 30-vjeçarit në Tiranë, policia: Identifikohet autori

548
Sigal

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për vrasjen me thikë të një 30-vjecari mbrëmjen e djeshme në Kombinat.

Njoftimi i policisë: 
Dëmton me mjet prerës në trup 30 – vjeçarin duke i shkaktuar atij vdekjen.
Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.

Shërbimet e Policisë identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin :
– M. S., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, ka dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital.
Po punohet intesivisht për kapjen e tij.