Vrasja e 20 vjeçarit Ervis Zyba në Kurbin, kapen dy autorët e dyshuar të krimit

461
Dy ditë pas vrasjes së 21-vjeçarit Ervis Zyba në Fushë-Milot, policia ka arrestuar dy autorët e dyshuar të krimit. Vëllezërit Elgert dhe Dorjan Cara janë prangosur mesnatën e së premtes dhe akuzohen për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim. “Finalizohet me sukses operacioni për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 25.02.2016 ku mbeti i vrarë shtetasi Ervis Zyba. Falë një pune të mirëorganizuar dhe intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar për vrasjen e shtetasit Ervis Zyba, nga efektivat e Komisariatit Kurbin, me datë 27.02.2016, rreth orës 01:00 u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve Elgert Cara, 19 vjeç, banues në Zhejë–Kurbin si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 78, 25 e 278/5 të Kodit Penal si dhe Dorjan Cara, 25 vjeç, banues në Zhejë–Kurbin, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 78, 22/25 e 278/5 të Kodit Penal. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin, dyshohen të jenë autorët e vrasjes së shtetasit Ervis Zyba, datë 25.02.2016. Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme”, njoftoi zyrtarisht Policia e Qarkut Lezhë.
Sigal