Vrasja brutale e djalit nga policia greke, familja lezhjane proteston para Kotzias në Korçë

597
Një familje nga Lezha, djali i së cilës ka humbur jetën nga dhuna e policisë greke shkoi në Korçë për të protestuar, aty ku aktualisht dy ministrat e Jashtëm, Bushati dhe Kotzias kanë një axhendë diskutimi prej tri ditësh.
Të mbështetur nga shoqëria civile, ata kërkojnë që ministrat të fusin në rendin e bisedimeve të tyre, keqtrajtimet, dhunën, dhe vdekjet e shqiptarëve në burgjet dhe në ambjentet e policisë greke. Sipas përfaqësuesit të protestuesit bëhet fjalë që nga viti 1991 në Greqi janë 100 raste vdekje nga dhuna dhe për të cilat nuk është vendosur drejtësi.
Rasti më i fundit është ai i Pëllumb Mark Nikollaj i cili në vitin 2016 humbi jetën nga dhuna në komisariatin e policisë greke. Familja e tij protestoi sot në Korçë.
Sigal