Vrasësit me pagesë dhe kryepolicët e lidhur me krimin

75

Hysni Burgaj gjatë analizës së djeshme 8 – mujore nuk iu përgjigj pyetjes se cilët janë vrasjet me pagesë dhe larjet e hesapeve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj gjatë një analize për këtë 8-mujor ka paraqitur dje, parodinë më të turpshme, në historikun e këtyre bilanceve, duke deklaruar 7 vrasje më pak, se vitin e kaluar dhe duke lënë si udhëzim asgjësimin e hashashit. Në vend që ai të dërgonte para prokurorisë, shefat e krimeve, shefat e rajoneve, sektorin e kundërzbulimit, apo antikrimin dhe drejtorët apo nëndrejtorët përkatës, Burgaj u mor dje, me statistikat e manipuluara ët numrit të vrasjeve. Dujke mos iu përgjigjur dot pyetjeve, se çfarë po bëhet me zbulimin e atyre vrasjeve që thuhet se janë implikuar “me pagesë”. Cilët janë këta vrasës dhe përse nuk janë zbuluar kurrë. As në rastin e oficerit të SHISH-it, as në rastin e gjykatësit të Vlorës, as në rastin e eksplozivit të vendosur në veturë, dhe as në rastin e pardjeshëm. Si ka mundësi që vrasësit me pagesë t’i shpëtojnë gjithmonë, përndjekjes së policisë dhe çfarë identiteti të veçantë kanë këta lloj vrasësish që bëhen kurdoherë të padukshëm prej uniformave blu. Nga ana tjetër, policia e Burgajt, ka shpikur edhe termin tjetër, Vrasje për larje hesapesh, siç ishte vrasja te stacioni i trenit, ajo e ndodhur në rrugën pranë Kinostudios, një tjetër në ish-Bllok, apo ngjarje të shumta e të përsëritura ët këtij lloji.

Vrasës me pagesë

Dikur formula magjike e shpikur nga polici a ka qenë shprehja, se “autori i vrasjes u zhduk në drejtim të paditur”., ndërsa sot, përcaktimi magjik është “krimi u krye nga vrasës me pagesë”. Po prandaj, ne kemi një armatë të tërë policësh me pagesë të rregullt mujore, të cilët paguhen nga taksapaguesit shqiptarë. Policia paguhet për të ditur dhe mësuar drejtimin e autorëve që ikin në drejtim të paditur dhe për të identifikuar emrat e vrasësve me pagesë. Sepse kështu, nënë këtë justifikim, në Shqipëri çdo njeri është i kërcënuar dhe krejtësisht i pambrojtur, nga vrasësit me pagesë, të cilët me sa duket e kanë të lirë hapësirën për të qëlluar mbi këdo dhe në çdo kohë. Sepse pas çdo vrasjeje ët tyre, policia justifikohet me fjalët, “larje hesapesh,m apo vrasje me pagesë. Ky natyrisht është një truk i shëmtuar i kësaj policie e cila në shumë raste është vërtetuar për bashkëpunim me krimin dhe për solidaritet ndaj kriminelit. Jo rrallë, është konstatuar se pas vrasjeve grabitjeve, apo përdhunimeve, kanë qenë vetë përfaqësuesit e uniformave blu, që kanë fshehur autorësinë e tyre. Për këtë arsye, policia shqiptare, duhet t’i verë prangat, shefave kryesorë që drejtojnë operacionet policore, sidomos në rastet, kur ata duna të justifikohen me shprehjen, “larje hesapesh”, apo “vrasës të paguar”.

Krerët e policisë

Në këtë mënyrë, kjo polici e çorientuar, ose më mirë krerët e kësaj policie të thurur kërkojnë të fyejnë inteligjencën e qytetarëve shqiptarë, duke u shitur atyre “sapunin për djathë”. Pra, duke i lënë ët lirë kriminelët dhe duke krijuar idenë se “vrasësit me pagesë, janë ët pakapshëm”. Aq shumë e ka ngulitur këtë përcaktim, policia shqiptare në veshët e opinionit publik, saqë qytetarët ndjehen të hutuar e të çorientuar, nga moskuptimi i përmbajtjes së këtij togfjalëshi. Policia asnjëherë nuk i është përgjigjur pyetjes se cilët janë vrasësit me pagesë, sepse ende kjo polici nuk ka kapur asnjë prej tyre. Aq i vërtetë është ky konfuzion i përhapur, saqë duket sikur vrasësit me pagesë janë UFO që vijnë nga planeti Mars dhe pasi bëjnë vrasjen, ata ikin përsëri në planetin tjetër, duke i krijuar rastin, Hysni Burgajt, të hartojë deklaratën e shtypit, në mënyrë krejtësisht ët justifikuar. Përse, policia nuk ka kapur ende vrasësit për larje hesapesh, të cilët në fund të fundit kanë një rreth më të ngushtë për t’u kapur. Këtu nuk është pa përgjegjësi as sistemi gjyqësor, i cili shpesh i lë të lirë vrasësit e kapur, ose kundrejt ryshfeteve i dënon ata me pak vite burgimi. Më në fund, koha e zotit Burgaj mbaroi, me një bilanc i cili mund ët quhet nga më negativët e tranzicionit. Ndërsa, justifikimi i tij se këtë 8-mujor ka pasur 7 vrasje më pak, është si një çengel shprese për Burgajn, i cili në fakt mban përgjegjësi të rëndë që Shqipëria gjatë këtyre muajve të fundit është kthyer në një det gjaku. Shko hidhi në plehra, zoti Burgaj, ato statistikat e tua dhe përgjigju drejtpërsëdrejti pyetjes se : Cilët janë vrasësit me pagesë në Shqipëri dhe cilët janë shefat e krimeve që mbajnë përgjegjësi të plotë për bilancin e luftës që ka ndodhur me anë të numrit të madh të vrasjeve?

Vrasësit në Itali

Nga ana tjetër, për vrasjen e shqiptarit në Itali, autorët nga Tirana janë kapen në aeroport. Të dyshuarit janë arrestuar në aeroport, ndërsa niseshin drejt Shqipërisë, dy vëllezërit, të cilët dyshohen se kanë ekzekutuar një ditë më parë bashkëkombësin e tyre, Sadik Hajderasi. Mediat italiane japin vetëm inicialet e tyre, ndërsa kanë publikuar edhe foto të dy vëllezërve të vënë në pranga përkatësisht 28 dhe 30 vjeç. Vëllezërit shqiptarë janë prangosur në momentin që do te merrnin avionin për tu larguar nga Italia dhe ndodheshin ne aeroport ne Malpensa. Dyshimet se mund të ishin autorë të krimit u bazuan në faktin se ata kishin hyrë në Itali më datë 1 shtator, kishin ndaluar direkt në Piaçensa dhe në darkë kanë kryer atentatin ndaj 40- vjeçarit, Sadik Hajderasi, e janë përpjekur të largohen brenda 24 orësh. Tashmë ndaj tyre është ngritur akuza e vrasjes, ndërsa pritet të dorëzohen provat për t’i mbajtur ata në qeli. Policët dhe prokurorët e grupit hetimor deklaruan për mediat, se viktima ishte pothuajse i panjohur në Itali, ndërsa dyshojnë se veç dy vëllezërve në krim janë të përfshirë dhe dy persona të tjerë, gjithashtu shqiptarë, që janë dhe pritësit e dy vëllezërve të arrestuar.