“Vrasësi donte një kasaphanë fëmijësh”, detaje nga sulmi me 5 të vdekur në shkollën e SHBA

540
Pas disa të shtënave në një shkollë fillore në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mëngjesin e djeshëm, të paktën 5 persona u vranë dhe shumë nxënës të tjerë u plagosën.
Sipas mediave amerikane, mes viktimave ishte edhe agresori. Ndërkohë që nxënësit e plagosur u transportuan me helikopter në spitalet më të afërta.
Sipas policisë, qëllimi i agresorit ishte të vriste sa më shumë fëmijë. Në mesin e të plagosurve është edhe një fëmijë 2-vjeç, të cilin vrasësi e qëlloi dy herë, por për fat të mirë jo në shenjë.
Sipas dëshmitarëve të zonës me rreth 1500 banorë, agresori qëlloi dhjetëra plumba. “Ai donte të bënte një kasaphanë fëmijësh të vdekur, por fatmirësisht policia reagoi në kohë,” tha dëshmitari.
Policia gjithashtu theksoi se në mesin e viktimave ishte një grua e cila ishte përpjekur të ndalonte vrasësin.
Sigal