Vranë të riun në Shkodër një vit më parë, kapen dy vëllezërit lezhianë (Emrat)

576
Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë vrarë me armë zjarri shtetasit G.M. një vit më parë në fshatin Mali i Jushit në Shkodër.

Me datë 06.10.2017, strukturat e Sektorit për Krimet e Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me FNSH-në Tiranë , pas një pune të mirëorganizuar , bazuar në informacione të marra në rrugë policore ,kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ” One Year ”

Si rezultat i tij , u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e 2 personave të shpallur në kërkim , dhe konkretisht e shtetasve :

– Lin Mujeci , 38 vjeç, banues në Torovicë – Lezhë

– Kreshnik Mujeci , 30 vjeç , banues në Torovicë – Lezhë

Këta 2 shtetas ( vëllezër), dyshohen si autor të vrasjes së shtetasit G.M. ngjarje e ndodhur me datë 06.10.2016, në fshatin Mali i Jushit në Shkodër .

Për këta shtetas, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka lëshuar Urdhër Ndalimi për veprat penale ” Vrasje me paramendim ” kryer në bashkëpunim ‘ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit ” parashikuar nga nenet 78-25, 278/4 të Kodit Penal.

Për kryerje të veprimeve të mëtejshme proçeduriale , këta shtetas iu vunë në dispozicion strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër
Sigal