Vorë, grabitet me armë një pikë skrapi nga persona të maskuar

567
Sigal

TIRANE – Një pikë skrapi është grabitur me armë mesditën e sotme nga persona ende të paidentifikuar. Ngjatja ka ndodhur në rrugën dytësore Marikaj-Vorë, ku persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në pikën e skrapit dhe përmes kërcënimeve kanë grabitur 300 mijë lekë të reja. Mësohet se pas grabitjes ata janë larguar me makinë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të identitetit të grabitësve si dhe arrestimit të tyre. Për këtë bëhet e ditur se janë ngritur postblloqe për kapjen e grabitësve.