Vodhi xhiron ditore dhe disa abone, kapet faturino 43-vjeçar në Tiranë

98
Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në kryeqytet pasi akuzohet për vjedhje.
Sipas policisë, shtetasi A.M. banues në Kamzë, me profesion faturino autobusi vodhi xhiron ditore dhe disa abone.
Më datë 29.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 43, banues në Kamzë, faturino autobuzi, pasi ka vjedhur xhiron ditore dhe disa abone. Me cilësinë e provës ju bllokuan 2 abone të përgjithshme. Neni 135 i Kodit Penal.